Arkivisti i krimeve serbe: Unë nuk i besoj vet shtetit, tutna me dorëzu edhe incizime të tjera

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2025, 23:23

Arkivisti i materialeve të luftës, Esat Shala, ka deklaruar se posedon mbi 30 mijë orë incizime autentike nga masakrat e kryera në Kosovë gjatë viteve të luftës.

Sipas tij, të vetmet masakra që nuk janë incizuar prej tij janë ajo e Mejës, e dokumentuar nga vëllezërit Buqpapaj nga Tropoja, dhe masakra e Poklekut në Drenas.

Shala ka bërë të ditur se në Institutin e Krimeve të Luftës ka dorëzuar më shumë se 10 terabajt material dhe qindra fotografi që dokumentojnë krimet serbe. Megjithatë, ai thotë se nuk ndjehet i vlerësuar dhe as i mbrojtur nga institucionet shtetërore.

“Ata e kanë marrë bajrakun, po krenohen me punën time. Prandaj e kam lënë në dorën e tyre. Unë nuk i besoj vet shtetit, tutna me dorëzu edhe incizime të tjera”, u shpreh ai.

Shala theksoi se mbi 2000 orë incizime i ka dërguar edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se prej kohësh ndihet i rrezikuar për shkak të materialeve që zotëron dhe të punës që ka bërë në dokumentimin e krimeve të luftës. Madje, sipas tij, nga Drenica deri në Prishtinë ka udhëtuar me jelek antiplumb.

“Unë duhet me i ru vet incizimet, me e rreziku jetën, sepse nuk besoj që në të ardhmen ka me u bë diçka për këto krime”, tha Shala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit