“Zbardhet banda e Ballukut në Nobis: ‘Strofulla’ ku ndaheshin tenderat me miliona euro”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.11.2025, 19:30

Një tjetër denoncim vjen nga deputeti Gazment Bardhi, i cili publikon një foto ku sipas tij shfaqen personat që ai i quan pjesë e “bandës së Belinda Ballukut”. Sipas denoncimit, ky grup mblidhej rregullisht në Apartamentin 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, një ambient që Bardhi e etiketoi si “strofulla e krimit” ku diskutoheshin e ndaheshin tenderat e paracaktuar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bardhi pretendon se e ashtuquajtura “banda 2B” funksiononte si një grup i strukturuar kriminal, duke shpërndarë tendera me vlera qindra milionë euro tek klientë të caktuar, ndërsa përqindjet korruptive përfundonin në xhepa privatë. Sipas tij, pjesë e këtyre fondeve përdorej më pas në fushata zgjedhore ose në luks personal.

Fotoja e publikuar, ku shfaqet një grup i madh personash të ulur në një ambient luksoz me mobilim klasik, përdoret nga Bardhi si ilustrim i mbledhjeve të pretenduara ku merrnin formë skemat korruptive. Ai deklaron gjithashtu se disa nga anëtarët e kësaj bande ndodhen tashmë në burg, ndërsa pjesa tjetër “pritet të bashkohet shumë shpejt”.

Në postimin e tij, Bardhi rendit edhe funksionet e personave që pretendon se paraqiten në foto, duke i cilësuar si pjesë të "bandës":

  • Vis Berberi, i cilësuar prej tij si “kryeselfisti”;
  • Në të djathtë të fotos, sipas tij ndodhen: – Viola Haxhiademi, sekretare e përgjithshme e ministrisë; – Vikrita Çuto, drejtoreshë e burimeve njerëzore; – Sindi Dushku, drejtoreshë e kabinetit të ministrisë;
  • Në krye të tavolinës, Bardhi thotë se është Ceno Klosi;
  • Pas tij, Arbër Avrami, ish-drejtori i Albgaz;
  • Po ashtu ai përmend Belinda Ballukun;
  • Florian Serjani, këshilltar për mediat;
  • Evis Mamaj, drejtoreshë e buxhetit në ministri, të cilës sipas denoncimit, i është sekuestruar telefoni nga hetimet.

Deputeti thotë se këto persona përbënin “skemën e brendshme” që administronte tenderat strategjikë të ministrisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për akuzat e reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit