FIFA ka publikuar vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor lidhur me kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në humbjen 2-0 ndaj Irlandës më 13 nëntor, në ndeshjen e parafundit të Grupit F të kualifikuesve për Kupën e Botës.
Fillimisht, sulmuesi 40-vjeçar u dënua me tre ndeshje pezullim. Ai e kreu menjëherë këtë sanksion, duke munguar në fitoren spektakolare 9-1 ndaj Armenisë në Porto, sukses që vulosi kualifikimin e Portugalisë për herë të nëntë radhazi në një Botëror.
Megjithatë, pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), FIFA rishikoi dosjen dhe pranoi argumentet e paraqitura për të shmangur një ndëshkim më të gjatë. Në fund, u vendos që Ronaldo të mos përballet me penalizime të tjera përtej ndeshjes së vetme të humbur, pavarësisht se bëhej fjalë për përjashtimin e tij të parë pas plot 226 paraqitjesh me kombëtaren.
Ky vendim ka sjellë lehtësim në kampin luzitan, pasi kapiteni rikthehet plotësisht i gatshëm për fazën e radhës të përgatitjeve drejt Botërorit 2026.