Katër makina rresht çajnë gomat nga rruga e amortizuar në Kavajë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.11.2025, 17:27

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një situatë shqetësuese që po ndodh prej ditësh në autostradën e Kavajës. Sipas tij, segmenti rrugor është i mbushur me gropa të mëdha, të cilat kanë shkaktuar dëme serioze në të paktën katër automjete.

Gomat e makinave janë çarë gjatë kalimit mbi gropat e padukshme në errësirë, duke detyruar drejtuesit të ndalojnë mes rrugës dhe të mbeten të bllokuar, duke rrezikuar veten dhe përdorues të tjerë të autostradës.

Qytetari shprehet se, pak minuta pas incidentit, një makinë policie ka kaluar pranë tyre, por efektivët nuk janë ndalur për të pyetur apo për t’u ofruar ndihmë drejtuesve të mjeteve të dëmtuara. Sipas tij, policia është larguar sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit