Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë së JOQ se çdo herë që udhëton në Maqedoninë e Veriut, nuk arrin të përdorë shërbimin e roamingut. Ai ka bashkangjitur prova që vërtetojnë këtë problem. Pas përpjekjes për ta zgjidhur situatën, qytetari telefonoi shërbimin e klientit të Vodafone, por u përball me një gabim trashanik nga operatorja, e cila i tha se nuk kishte asnjë njësi interenet.
Kur qytetari e informoi se kishte rimbushur internetin së fundmi, operatorja i kërkoi falje e i sugjeroi të zgjidhte manualisht operatorin.
Megjithatë, qytetari nuk e di se me cilën kompani ka partneritet Vodafone në Maqedoni, dhe telefoni i tij e përzgjedh automatikisht. Çuditërisht, operatorja nuk arriti të ofronte një zgjidhje.
Edhe pse tarifat e roamingut në Ballkanin Perëndimor parashikojnë që qytetarët të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë, duket se kjo nuk po funksionon siç duhet. Qytetari shprehet se, pavarësisht se ka një e-sim card, Vodafone nuk është konsistente në ofrimin e shërbimit të internetit.
Ai thekson se viziton shpesh Strugën në Maqedoni për të blerë mallra, pasi aty çmimet janë më të ulëta dhe shëndetësia është e një të cilësisë më të lartë. Mungesa e aksesit në roaming po i shkakton dëme, duke e lënë atë pa mundësi komunikimi.
Në një kohë kur mungesa e alternativave të tjera zgjedhjeve për operatorë telefonike ka sjellë abuzime nga dy kompanitë kryesore në Shqipëri, është e qartë se qytetarët po përballen me një situatë të vështirë në aksesin e shërbimeve të komunikimit.

