“Aromë” burgu pë Tërmet Peçin? Zbulohet arsyeja se përse u paraqit në SPAK

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.11.2025, 16:25

Deputeti socialist Tërmet Peçi është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me firmat që ai ka hedhur gjatë kohës kur ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë Tepelenë.

Sipas raportimeve mediatike, hetimi lidhet me procedurën e privatizimit të ish–Pallatit të Pionierëve në qytet, çështje e cila është kallëzuar nga një prej pronarëve të objektit. Në dëshminë e tij, Peçi mësohet të ketë theksuar se nuk mund të mbahet përgjegjës për dokumente të sigluara që në vitin 1986.

Megjithatë, ndaj tij ka edhe denoncime të tjera nga opozita, përfshirë atë të Arben Ristanit, i cili ka kërkuar hetim nga SPAK mbi mënyrën e zhvillimit të tenderëve, duke pretenduar se përfituesit janë përzgjedhur në mënyrë preferenciale.

Një tjetër kallëzim vjen nga Ardiana Kalaja, e cila veçanërisht gjatë tre viteve të fundit është bërë një ndër denoncuese të rregullta në SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit