Shef i gruas së kryeprokurorit të Fierit/ “Dorian Puka, hajdut në Angli që lufton kundër deportimit”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 16:04

Dorjan Puka, 29-vjeçari nga Lezha që ka bërë bujë në mediat britanike për videot e tij luksoze në TikTok ndërsa përballet me deportimin nga Mbretëria e Bashkuar, rezulton të ketë lidhje të tërthorta edhe me një skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare. Sipas “The Telegraph”, Puka ka kaluar vitin e fundit duke publikuar pamje me Lamborghini, Ferrari dhe koleksione Rolex-esh, ndërkohë që kërkesa e tij për azil është ende në shqyrtim dhe autoritetet britanike deklarojnë se nuk mund ta largojnë pa u mbyllur procedura.

Në Shqipëri, emri i Pukës lidhet me një tjetër çështje të ndjeshme, burime mediatike raportojnë se bashkëshortja e kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, prej vitit 2020 rezulton e punësuar në kompaninë amerikane “Puka LLC”, të krijuar dhe administruar nga vetë Dorian Puka, i dënuar dy herë në Britani për vjedhje. Dokumentet e deklarimit të pasurisë tregojnë se kjo lidhje është e evidentuar prej vitesh, ndërsa ndaj Mustafajt vijojnë edhe akuza të tjera për pazare me dosje, korrupsion dhe favorizim të subjekteve të dyshuara kriminale.

Përveç punësimit në kompaninë e Pukës, bashkëshortja e kryeprokurorit vijon të marrë pagesa edhe nga dy biznese shqiptare të lidhura me grupime të njohura të ndërtimit, ndërsa Mustafaj përballet me hetime për disa kallëzime penale dhe për menaxhim të diskutueshëm të dosjeve sensitive. Zhvillimet e reja pritet të thellojnë hetimet mbi mënyrën se si lidhjet ekonomike dhe shoqërore të familjes së tij mund të kenë cenuar integritetin e Prokurorisë së Fierit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit