Programi flirteve Azar mbyll shërbimin Live në Shqipëri për shkak të abuzimeve dhe konflikteve nga përdoruesit shqiptarë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.11.2025, 15:26

Azar, platforma e njohur për dating për të rritur me seli në Korenë e Jugut, ka njoftuar mbylljen e shërbimit të saj të live streaming në Shqipëri. Ky vendim është marrë për shkak të përdorimit të papërshtatshëm të këtij shërbimi nga përdoruesit shqiptarë, duke përfshirë kërcënime, bullizime dhe raportime të shumta për zënka mes shqiptarëve dhe të huajve.

Në një njoftim të publikuar më 1 tetor 2025, Azar deklaroi se shërbimi i live streaming do të mbyllet më 24 nëntor 2025. Përdoruesit janë të lutur të shfrytëzojnë shpërblimet e tyre të bonuseve deri më 23 nëntor 2025, pas së cilës çdo shpërblim i mbetur mund të kërkohet vetëm përmes Qendrës së Ndihmës deri më 24 janar 2026.

Edhe pse shërbimi i live streaming mbyllet, të gjithë shërbimet e tjera të Azar do të vazhdojnë të jenë në dispozicion si më parë.

Renditja e Klauzolave Kryesore:

  • Njoftimi i Mbylljes së Shërbimit: 1 tetor 2025
  • Mbyllja e Dhurimeve të Azar Live: 3 nëntor 2025
  • Mbyllja e Shërbimit të Azar Live: 24 nëntor 2025
  • Kërkesat për Shpërblime të Star: Deri më 23 nëntor 2025
  • Kërkesat për Shpërblime të Star në Qendrën e Ndihmës: Deri më 24 janar 2026

Kompania është vazhdimisht e angazhuar në ruajtjen e privatësisë së përdoruesve të saj dhe menaxhon informacionin personal sipas politikës së saj të privatësisë.

Përdoruesit që kanë pyetje rreth kërkesave për shpërblime dhe rikthime mund të kontaktojnë Qendrën e Ndihmës të Azar për më shumë informacion, thuhet në deklaratën e Azar.

Azar është një nga programet më të njohura për lidhjet virtuale dhe më të shkarkuara me përdorues nga e gjithë bota, ku në Google Play dhe Apple Store numuron miliona shkarkime.

Më poshtë njoftimi kompanisë për përdoruesit shqiptarë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit