Me gropa e baltë, rruga 10-kilometërshe e harruar nga Halilaj i Kukësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 15:29

Rreth 10 kilometra rrugë që lidhin fshatrat Shtanë, Dukagjin dhe Shikaj në njësinë administrative Mal Zi të bashkisë Kukës, prej vitesh ndodhen në një gjendje tejet të amortizuar.

Banorët tregojnë se në këtë segment nuk është hedhur asnjë lopatë asfalt dhe asnjë gropë nuk është mbushur, duke reflektuar mungesë totale mirëmbajtjeje nga strukturat lokale dhe ato qendrore. Sipas tyre, rruga është lënë në harresë të plotë, ndërsa vështirësitë e përditshme në lëvizje po bëhen shkak që familjet të largohen njëra pas tjetrës nga zonat e tyre.

Banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakut Albert Halilaj që të ndërhyjë sa më shpejt, duke theksuar se braktisja dhe shpopullimi i fshatrave vjen pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës, një problem që po i izolon dhe i penalizon rëndë komunitetet lokale.

Denoncim:

Përshëndetje! Sot po shkoja tek familja ime në zonën Shikaj–Shtan të Dukagjinit dhe u tmerrova nga gjendja e rrugës. Rruga është totalisht e shkatërruar, me gropa të thella dhe shumë e rrezikshme për kalim. Mezi arrita të kaloj me makinë, dhe në disa vende dukej sikur rruga ishte fare e pakalueshme. Dua të theksoj se kjo rrugë nuk është problem vetëm tani. Në dimër është e pamundur të kalohet, sepse rruga zë akull dhe rrezikohet seriozisht jeta e të gjithë banorëve dhe vizitorëve. Çdo kalim bëhet me frikë, pasi mjafton një rrëshqitje e vogël që të ndodh tragjedia. Është e pafalshme që një rrugë kaq e rëndësishme të lihet në këtë gjendje. Prej kohësh janë bërë premtime për ndërhyrje, por realiteti tregon të kundërtën. Ju lutem, institucionet përkatëse, merrni masa urgjente! Kjo rrugë është një rrezik i përditshëm për të gjithë banoret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit