“A funksionon Polica Shtetit këtu? Parkojnë këta në rrugë, rrimë 20 minuta këtu!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.11.2025, 14:51

Një qytetar nga zona e Liqenit të Thatë ka dërguar një video ku shpreh shqetësimin për trafikun e rënduar dhe parkimin e parregullt në zonë.

Sipas tij, mjetet e parkuara në mënyrë të gabuar bllokojnë qarkullimin, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve dhe banorët dhe duke i lënë ata të bllokuar pë minuta të tëra.

Qytetari kërkon reagim më të shpejtë nga Policia e Shtetit, duke nënvizuar se mungesa e ndërhyrjes po e përkeqëson situatën e trafikut, veçanërisht gjatë orareve me qarkullim të lartë.

Qytetarët e Tiranës prej kohësh kanë ngritur shqetësime për këtë problem dhe presin marrjen e masave për të normalizuar lëvizjen dhe për të garantuar rendin në segmente të frekuentuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit