Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 14:16
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka vijuar sot prishjet në qytetin e Librazhdit, si pjesë e zbatimit të projektit me interes publik “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV”. Në kuadër të këtij projekti, parashikohet shembja e 22 objekteve deri në katër kate, të cilat ndodhen përgjatë aksit që do të zgjerohet.
Aksioni është shoqëruar me tensione mes pronarëve të objekteve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Shefja e policisë: Nëse pengoni punën e punonjësve të IKMT-së, për të cilët Policia e Shtetit është në mbështetje të tyre, ju do procedoheni ligjërisht. Ju lutem mos u bëni pengesë në mbarëvajtjen e punës. Ne jemi në mbështethe të IKMT. Për çdo veprim që ju do pengoni do të mbani përgjegjësi ligjore.
Pronari godinës: Se po thoni që jeni në mbështeteje të tyre. Ne qyqarëve na mbështet njeri, se ju po mbështesni IKMT. A ka ndonjë përfaqësues nga shteti që mbron popullin, na mbron ne qyqarët? Ne qyqarët na mbështet njeri, më qënë se ju mbështetni IKMT? Kur e kemi radhën në për mbrojtje. Ne e kemi boshatisur godinën. Po ju a jeni në dijeni që në nuk kemi marrë pagesën? Ne i kemi marrë masat dhe jemi gati, por nuk kemi marrë pagesën. Ne po kundështojmë për lekët, jo për objektin. Kur e çuat letrën ju a ishit në dijeni që nuk janë dhënë lekët?
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR