Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e memorialit të Ismail Qemalit në Kaninë.
Sipas qytetarit, busti i Ismail Qemalit dhe hapësira përreth janë lënë në katrahurë, busti është dëmtuar, shkronjat janë zbehur dhe ambienti përreth i ngjason një kantieri ndërtimi. Ai shton se, me afrimin e festave, është koha që dikush të ndërhyjë dhe të pastrojë hapësirën, për të ruajtur dinjitetin e memorialit.
Memoriali i Kaninës përkujton figurën historike të Ismail Qemalit dhe është një pikë e rëndësishme kulturore dhe turistike për zonën, por sipas qytetarëve, mungesa e mirëmbajtjes ka krijuar një imazh të pakëndshëm për vizitorët.
Ky memorial me bustin e Ismail Qemalit është vendosur në vitin 2012 Kaninë, në një ceremoni me personalitete të shumta të politikës, historisë e akademikësë.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ. Ky eshte busti i Ismail Qemalit ne memorialin e Kanines dhe pamjet jane te sheshi rrotull. Eshte nje katrahure Kandahari. Tani ne prag te festave mbase duhet ngritur ca zeri ndoshta ve njeri dore. Kete hall pata"