“Rruga e florinjtë” Thumanë-Kashar që hedh makinat në ajër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.11.2025, 16:00

Megjithëse është pagëzuar me emrin “Rruga e florinjtë” për shkak të kostos së lartë të investimit, autostrada Thumanë-Kashar paraqet standarde të dobëta cilësie, të cilat herë pas here janë cilësuar edhe si burim rreziku për aksidente.

Një ndër problematikat e evidentuara lidhet me nyjet e urave, për të cilat janë raportuar shqetësime në disa raste. Videoja e mëposhtme tregon një situatë ku një automjet devijohet në mënyrë të papritur, duke rrezikuar përplasjen me barrierën anësore.

Qytetari që ka dërguar pamjet shkruan: “Rruga e shtetit tonë me u hedh hava edhe me pagesë.”

Rruga e ndërtuar nga kompania “Gener 2” i është dhënë me koncesion për 35 vite oligarkut Bashkim Ulaj, i cili pritet të gjenerojë të ardhura deri në 1.56 miliardë euro gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, kontrata parashikon një garanci shtetërore prej 22.8 milionë euro, e cila sigurohet në rast se të ardhurat e parashikuara nuk realizohen.

Aksi fushor Thumanë-Kashar është cilësuar ndër më të shtrenjtët në planet, pasi sipas raportimeve të mëparshme, kostoja për kilometër kap shifrën e 59 milionë eurove, një vlerë tejet e lartë krahasuar me standardet ndërkombëtare.

Megjithë fondet e mëdha të investuara, gjendja aktuale e rrugës me pagesë përshkruhet nga përdoruesit si tejet problematike dhe larg pritshmërive për një projekt të këtij kalibri.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit