Nëna ngre shqetësim për kujdesin pediatrik: “Prindër, bëni kujdes me mjekët që ndjekin fëmijët tuaj”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.11.2025, 13:04

Një nënë e re i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një thirrje publike drejtuar të gjithë prindërve, ku shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar vajza dyvjeçare nga mjekja pediatre e Qendrës Shëndetësore Shkozë, Aulona Metaj.

Në mesazhin e saj, nëna pretendon se mjekja nuk ka ofruar mjekimin e duhur për vajzën, gjë që – sipas saj – ka sjellë përkeqësim të gjendjes. Ajo tregon se fëmija ka shfaqur temperaturë të lartë, infeksion në vesh dhe puçrra në trup, ndërkohë që ka marrë disa raunde antibiotikësh pa rezultat.

Sipas nënës, përdorimi i tepruar i medikamenteve nuk ka sjellë përmirësim dhe për këtë arsye ajo apelon që prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të kërkojnë gjithmonë një mendim të dytë kur vërejnë se trajtimi nuk po jep efekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit