Historia e errët e “Julit të Pashakos”! Objektiv i atentatit në Lushnjë, vite nën armë dhe lidhjet me krimin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 12:28

Një atentat me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku ka mbetur i plagosur në këmbë 45-vjeçari Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sulmi ndodhi pranë kryqëzimit të spitalit të qytetit, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës me të cilën ai po lëvizte. Sula ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të merret në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Autorët dyshohet se përdorën një automjet tip “Nissan” me targa greke, i cili u gjet i djegur më vonë në fshatin Lifaj, disa kilometra larg vendngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Lushnjës dhe po vijon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë, teksa pista kryesore lidhet me konfliktet e njohura mes grupimeve rivale në qytet.

Julian Sula është një emër i njohur për organet e rendit, pasi gjatë viteve ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda, përfshirë plagosjen e rëndë në vitin 2016 dhe shoqërimin pas vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares. Ai është përmendur edhe në verifikime të mëvonshme të policisë për çështje të ndryshme, ndërsa dyshohet se lëvizte i armatosur pas atentateve të mëparshme ndaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit