Atentat ndaj rivalit të Aldo Bares, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 12:01

Pamjet janë nga vendi ku ndodhi atentati mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku shënjestër ishte Julian Sula, i njohur si rival i grupit të Aldo Bares. Ngjarja u zhvillua pranë stadiumit të qytetit, ku ndaj makinës me të cilën po lëvizte Sula u qëllua me armë zjarri. Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe në video, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, duke nisur këqyrjen e provave dhe marrjen e dëshmive. Shirita sigurie janë vendosur në perimetrin ku dyshohet se kanë qëndruar autorët gjatë sulmit.

Ndërkohë, pak minuta pas atentatit, është gjetur një automjet i djegur në fshatin Lifaj, i dyshuar se u përdor nga autorët për t’u larguar. Hetimet vazhdojnë, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë sulm të radhës kundër rivalëve të grupit të Aldo Bares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit