Ernest Muçi gjen rrjetën, shënon dopietë dhe i jep fitoren Trabzonsporit në minutën e 101

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.11.2025, 11:59

Ernest Muçi ishte protagonisti absolut i supersfidës mes Basaksehir-it dhe Trabzonsporit, duke firmosur një dopietë vendimtare. 24-vjeçari kuqezi u hodh në fushë në minutën e 63-të dhe vetëm pas 14 minutash shpërtheu në zonën kundërshtare, ku me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë.

Spektakli nuk mbaroi këtu. Në minutën 101, Muçi goditi sërish, duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Trabzonsporin, një gol që vulosi fitoren dramatike në sekondat e fundit.

Kjo dopietë shënon edhe dy golat e parë të Muçit me fanellën e Trabzonsporit, ndërsa sulmuesi shqiptar synon të fitojë plotësisht besimin e trajnerit Sylvinho përpara play off-eve të marsit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit