Atentat ndaj Julian Sulës në Lushnjë, rivali i grupit të Aldo Bares

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 11:21

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lushnjës, në zonën pranë stadiumit. Shënjestër e sulmit ka qenë Julian Sula, i njohur si rival i grupit të drejtuar nga Aldo Bare. Sipas të dhënave të para, drejt automjetit ku udhëtonte Sula është qëlluar ndërsa ai ishte në lëvizje.

Nga të shtënat, ai ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autorët dyshohet se janë larguar me një mjet, i cili pak minuta më pas është gjetur i djegur në fshatin Lifaj, së bashku me armën e përdorur në ngjarje. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Julian Sula është një emër i njohur për përplasjet shumëvjeçare me grupin e Aldo Bares dhe më herët ka qenë i lidhur me ngjarje të tjera të dhunshme, për të cilat ka mohuar përfshirjen. Ai ka qenë gjithashtu objekt i një tentative të mëparshme për ta vrarë, gjatë së cilës është dhunuar fizikisht, ndërsa autorët nuk janë identifikuar. Hetimet për atentatin e sotëm janë marrë në dorë nga prokuroria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit