Banorët e fshatit Orizaj, në njësinë Administrative Otllak pranë qytetit të Beratit, janë bllokuar pas daljes nga shtrati të lumit Osum tre ditë më parë.
Sipas denoncimit të një qytetari, përmbytja ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe ka shkatërruar të gjitha rrugët që lidhin fshatin me tokat e mbjella.
Ai thotë se rrugët janë bllokuar nga balta dhe degët e pemëve të rrëzuar dhe kësisoj nuk mund të shikojnë në tokat dhe drurët frutorë që kanë mbjellë.
Qytetari i bën thirrje bashkisë së Beratit të ndërhyjë menjëherë, duke sjellë makineri për pastrimin e rrugëve kryesore dhe për të lehtësuar qasjen e banorëve tek tokat dhe kulturat e tyre bujqësore.
Banorët kërkojnë veprime urgjente për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të rikthyer qarkullimin normal në zonë, duke theksuar se paguajnë taksat për tokat e tyre dhe po kërkojnë shërbime minimale infrastrukturore.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ. Un jetoj ne fshatin Orizaj te njesise administrative Otllak Berat . Ngjitur me qytetin e Beratit, anes lumit Osum. Nga dalja e lumiT Osum nga shtrati 3 dit me pare. Krahas demeve qe ne patem ne kulturat buqesore, lumi qe erdhi ka shkaterruar te gjitha rruget qe lidhin fshatin Orizaj me tokat buqesore. Aktualisht qe po flas jemi te bllokuar te shkojme te shikojme tokat dhe druret frutor qe kemi mbjell! Ju lutem i bej thirje bashkis e cila ka harruar qe ne ketej ekzistojme dhe paguajme taksat per ato toka te sjelli nji skrep ose fadrom te pastroj rruget kryesore. Krahas shkrimit po jua dergoj me video gjith problematiken . Do ju lutesha shume ta postonit