Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në qytetin e Lushnjës, ku është qëlluar drejt një automjeti në rrugën “Misto Mame”. Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë, të cilat kanë gjetur dhjetëra gëzhoja në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, si automjeti që u qëllua ashtu edhe mjeti i autorëve janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak më vonë, në fshatin Lifaj është gjetur e djegur një makinë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e personave të përfshirë.