Një foshnje 2-muajshe ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Zjarri dyshohet se ka shpërthyer nga një shkëndijë elektrike në shtëpinë e shtetasit L. L.
Foshnja u dërgua menjëherë në spital, ku po merr kujdes mjekësor.
Mjekët bëjnë me dije se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.