Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore, duke thënë se në pakot e makaronave 'Barilla', të blera në një market, ka gjetur larva dhe insekte.
Ajo thotë se të gjitha pakot e makaronave të markës “Barilla” ishin të prishura e me insektet pavarësisht se në ambalazh data e skadencës ishte shënuar 1 janar 2028. Me anë të një video-je, qytetarja ka treguar gjendjen e makaronave duke paralajmëruar qytetarët që të kontrollojnë ushqimet para gatimit, pasi, sipas saj, situata është e rrezikshme dhe skandal i rëndë.
Ajo ka kërkuar ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të verifikuar nëse kontaminimi i tyre me larva e ineskte ka ndodhur gjatë prodhimit, transportit apo ruajtjes në market pasi ky rast, ashtu si shumë të tjera të ngjashme, kërkon trajtim urgjent për garantimin e sigurisë së konsumatorëve.
Denoncimi i qytetares:
"Si jeni? Sapo bleva ne market disa makarona nga brendi Barrilla e qelbur edhe te gjitha pakot e makaronave qe mora ishin me larva edhe me bubrreca brenda , Po ju dergoj nje vidjo per ti par qytetaret te ken kujdes ta kontrollojn ushqimin para se ta gatuajn se ketu behet hataja. Kompani e flliqur haram i pacin te gjitha leket se juk nxirret ai produkt ne treg shpifstiat e qelbur. Shikoje daten e produktit skadon me 1 janar 2028. Produktet brenda jane me larva edhe me bubrreca qe ne brum ne perberje"