Terminali i Bulqizës liqen, Festimja e bashkisë noton në dështim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.11.2025, 10:21

Situata në terminalin e autobusëve dhe në rrugën që lidh dy lagjet kryesore të qytetit të Bulqizës vijon të jetë e rënduar, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme. Niveli i ujit ka arritur deri në 70 centimetra, duke e bërë rrugën plotësisht të pakalueshme për automjetet e vogla dhe duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim.

Përmbytja ka ndikuar gjithashtu edhe në aktivitetin e bizneseve të zonës, të cilat janë përballur me dëme dhe vështirësi në funksionimin normal të tyre. Ndërhyrja e bërë nga zjarrfikësja e bashkisë rezultoi e pasuksesshme, duke mos sjellë asnjë përmirësim konkret në uljen e nivelit të ujit.

Banorët dhe bizneset kanë ngritur kritika ndaj Bashkisë Bulqizë dhe kryebashkiakes Festime Mjeshtri për mungesë të masave të menjëhershme dhe efektive. Situata ka nxjerrë në pah mungesën e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese dhe nivelin e ulët të përgatitjes së bashkisë për përballimin e emergjencave të tilla natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit