OKB: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2025, 09:28

Vitin e kaluar, çdo dhjetë minuta një grua humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga partneri intim ose një i afërm, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara të hënën, më 24 nëntor. Organizata theksoi se përparimi në luftën kundër femicidit mbetet i pamjaftueshëm, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për masa më të forta mbrojtëse.

Sipas raportit të përbashkët të UNODC dhe UN Women, rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë në vitin 2024 nga partnerët ose anëtarët e familjes. Të dhënat, të mbledhura nga 117 vende, tregojnë se 60% e viktimave femra të vrasjeve janë vrarë nga njerëz të afërt me to një përqindje shumë më e lartë krahasuar me burrat, prej të cilëve vetëm 11% u vranë nga një i afërt.

Kjo shifër korrespondon me 137 viktima në ditë, ose një vrasje çdo 10 minuta. Edhe pse numri total është pak më i ulët se ai i vitit 2023, ekspertët thonë se kjo nuk përbën domosdoshmërisht përmirësim, pasi ndryshimet lidhen me mënyrën dhe cilësinë e raportimit të të dhënave në vende të ndryshme.

Raporti thekson se dhuna në familje mbetet një problem global: asnjë rajon i botës nuk është i përjashtuar, ndërsa Afrika regjistroi numrin më të lartë të viktimave në vitin 2024, me rreth 22,000 gra të vrara.

OKB paralajmëron se këto vrasje ndodhin shpesh pas një cikli të gjatë dhune që mund të nisë me kontroll, kërcënime apo forma të ngacmimit, përfshirë edhe atë dixhital. Përparimet teknologjike, thuhet në raport, kanë krijuar forma të reja të abuzimit, si shpërndarja pa pëlqim e imazheve intime, doxxing apo manipulime të avancuara me video deepfake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit