Shteti amerikan miraton ligjin: Dënim me vdekje për të rriturit që përdhunojnë fëmijët nën 12-vjeç!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2025, 01:08

Shteti i Floridës në SHBA ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje për të rriturit që dënohen për abuzim seksual ndaj fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka nënshkruar ligjin, duke deklaruar se qëllimi kryesor është rritja e mbrojtjes për fëmijët dhe ashpërsimi i ndëshkimeve për autorët e këtyre krimeve tejet të rënda.

Ligji parashikon që dënimi me vdekje të jetë i mundur edhe pa marrë parasysh një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, e cila më parë kishte ndaluar aplikimin e këtij dënimi në raste që nuk përfshinin vrasje.

Autoritetet e Floridës argumentojnë se rrethanat e këtyre rasteve janë aq të rënda, saqë kërkojnë masa ndëshkuese më të ashpra.

Ligji pritet të hyjë në fuqi së shpejti, ndërsa debati për kushtetutshmërinë e tij mund të vazhdojë në gjykatat federale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit