Pas 12 orësh rezistence, dorëzohen Uka dhe Cumraku, një prej tyre i plagosur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.11.2025, 22:55

Hamza Uka dhe Julian Cumraku u dorëzuan mbrëmjen e së hënës pas një ngujimi që zgjati më shumë se 12 orë në një banesë në Rrëshen. Operacion u zhvillua nga policia dhe njësia speciale RENEA, pas disa javësh vëzhgimi dhe dyshimesh se të dy personat ishin të armatosur rëndë.

Hamza Uka rezultoi i plagosur në këmbë, megjithëse nuk është ende e qartë si ndodhi kjo, pasi policia dhe RENEA deklarojnë se nuk kanë qëlluar drejt banesës gjatë operacionit.

Operacioni nisi mëngjesin e së hënës në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku banesa ku ata fshiheshin u rrethua fillimisht nga policia, dhe më pas nga RENEA. Dyshimet ishin se Uka dhe Cumraku qëndronin të fshehur në këtë vend prej dy muajsh, ndërsa situata u bë e rrezikshme pasi të dy ishin të armatosur.

Për shkak të kërcënimit të mundshëm, forcat speciale shmangën çdo ndërhyrje direkte dhe vendosën të negociojnë për një zgjidhje pa pasur pasoja. Gjatë këtyre negociatave, policia solli në vendngjarje familjarë të Julian Cumrakut, të cilët ndihmuan në bindjen e tyre për t’u dorëzuar.

Pas orësh të tëra tensioni, të dy dolën nga banesa dhe u dorëzuan pranë forcave të rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit