Julian Shehu ‘jep mesazhin’ në Poloni, shënon dhe feston me gjestin e shqiponjës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.11.2025, 18:12

Julian Shehu po konfirmon javë pas jave formën e tij të shkëlqyer në kampionatin polak, ku mbetet një ndër lojtarët më të spikatur të Widzew Łódź, pavarësisht se sezoni nuk po ecën sipas pritshmërive për skuadrën.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte sërish protagonist në ndeshjen e së dielës ndaj Korona Kielce, duke shënuar golin e vetëm për ekipin e tij në humbjen 1–3. Shehu realizoi në minutën e 49-të pas një goditje këndi, duke rihapur përkohësisht sfidën dhe duke shpërthyer në festë me gjestin e shqiponjës, një sinjal i qartë motivimi në prag të playoff-it ndaj Polonisë në mars.

Ky ishte goli i katërt për Shehun në këtë sezon të Ekstraklasës, duke e forcuar pozitën e tij si një nga pikat më të ndritura të Widzew Łódź.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit