Julian Cumrraku i hap luftë RENEAS në Orosh, kërcënon se do t’i qëllojë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.11.2025, 17:11

Një nga dy personat e armatosur që ndodhet brenda një banese në fshatin Orosh, në njësinë administrative Qafë Mali të bashkisë Fushë-Arrëz, është identifikuar si 24-vjeçari Julian Cumraku. Ai dyshohet se ka kërcënuar policinë duke thënë se do të qëllojë mbi forcat e rendit.

24-vjeçari dyshohet të jetë i lidhur me sulmet terroriste.

Shtëpia është në pronësi të Mehill Jakut, është bërë e ditur se personi tjetër i identifikuar është Arben Uka, i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori. Të dy personat mendohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji.

Prej mëngjesit të sotëm, policia ka nisur një aksion në zonë, duke rrethuar një banesë të braktisur prej kohësh. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës dhe pranisë së dy personave të armatosur brenda, policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit