Një ngjarje e pakëndshme është shënuar ditën e djeshme në një dyqan parfumerie në Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet ka vjedhur kutinë e bakshisheve të stafit.
Sipas denoncimit dhe pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, individi shihet teksa afrohet pranë këndit të pagesave dhe merr kutinë ku klientët linin shpërblimet për punonjësit, duke u larguar më pas me nxitim.
Stafi i parfumerisë ka njoftuar se rasti i është referuar menjëherë policisë për ndjekje të mëtejshme ligjore, ndërsa kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e autorit.
“Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe ne kemi bërë edhe kallëzim në polici. Ju lutem, nëse është e mundur, ta publikoni për ta bërë sa më të njohur rastin dhe për të identifikuar autorin”, shkruan denoncuesja.
Hajduti ende nuk është kapur, kështu që bizneset e tjera duhet të tregojnë kujdes.