Një banor i Komunës Çlirim në rrethin e Kolonjës ka raportuar se ura në fshatin Qafzës, e cila lidh zonën me qytetin e Ersekës, është dëmtuar rëndë dhe ka bllokuar qarkullimin. Sipas tij, kjo urë shërben për rreth 12 fshatra dhe dëmtimi i saj ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, sidomos për lëvizjen e përditshme dhe furnizimet bazë.
Banori thotë se deri tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet vendore dhe as nuk është dhënë ndonjë njoftim zyrtar nga Bashkia Ersekë. Ai kërkon ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e urës, duke theksuar se izolimi po rëndon çdo ditë situatën e komunitetit.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje! Jam banor i Komunës Çlirim, në rrethin e Kolonjës (Ersekë). Ura që po ju dërgoj ndodhet në fshatin Qafzës, e cila lidh zonën tonë me qytetin e Ersekës. Jemi rreth 12 fshatra të bllokuar që varen nga kjo urë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë, dhe nuk kemi asnjë lloj njoftimi nga Bashkia Ersekë.