Pranë redaksisë sonë ka mbërritur një denoncim i rëndë, që hedh dritë mbi mënyrën çnjerëzore se si disa policë trajtojnë qytetarët. Sipas denoncimit, një zotëri është nxjerrë me forcë nga makina nga policia, dhe kjo ngjarje ka ndodhur në prezencën e vajzës së tij të mitur, e cila është lënë e vetme në mes të rrugës.
Sipas dëshmive të qytetarëve që u përpoqën të ndërhynin, vetëm pas debatit të gjatë policia e Çoles ka sjellë një police femër, e cila ka qëndruaraty me vajzën.
Pamjet e siguruara për redaksinë tregojnë një skenë tronditëse: vajza qan e trembur, thërret babain dhe duket e pasigurt në çdo moment.
Ky rast nuk është thjesht një episod izolimi. Ai pasqyron një të vërtetë shqetësuese: në vend që të ofrojë siguri, disa veprime të policisë po i lënë qytetarët me ankth, frikë dhe ndjenjë pasigurie.
Shteti duhet të sigurojë që forcat e tij të jenë mbrojtëse të qytetarëve, jo burim tmerri. Ky rast duhet të shërbejë si një alarm për të rishikuar mënyrën e trajtimit të qytetarëve nga policia.