RENEA mësyn në Orosh, dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.11.2025, 14:45

Forca të shumta të RENEA-s kanë ndërmarrë një operacion në fshatin Orosh në Pukë, ndërsa që nga mëngjesi policia e Shkodrës ka rrethuar një banesë ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët mendohet të kenë qëndruar aty për më shumë se një muaj.

Banesa është e pabanuar prej kohësh dhe sipas burimeve, ajo i përket Mehill Jakut, ndërsa njëri nga personat që dyshohet të jetë aty është nipi i tij.

Identitetet e dy personave nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ka bërë disa thirrje për vetëdorëzim, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga individët e përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit