Fshatrat e Korçës në izolim! Rruga shkatërrohet nga punimet e HEC-eve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.11.2025, 14:39

Një banor i zonës ka denoncuar situatën alarmante në disa fshatra të Korçës, të cilët prej ditësh janë izoluar si pasojë e dëmtimeve të rrugës Lozhan–Mesmal. Sipas tij, ndërtimi i hidrocentraleve në zonë ka sjellë pasoja të rënda në infrastrukturë, duke shkaktuar shkatërrimin e aksit rrugor dhe bllokimin e qarkullimit drejt fshatrave Velçan, Selcë, Osnat, Dërduşhe, Strekaj dhe Mesmal.

Qytetari, në një mesazh drejtuar JOQ, tregon se banorët po përballen me vështirësi të mëdha, sidomos të moshuarit, të cilët kanë nevojë të vazhdueshme për ilaçe dhe ushqime. Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të rikthyer aksesin në zonë.

Përshëndetje JOQ! Ju lutem, publikojeni këtë video. Fshatrat në Korçë janë izoluar nga hidrocentralet që janë ndërtuar dhe është shkatërruar e gjithë rruga Lozhan–Mesmal. Janë bllokuar fshatrat Velçan, Selcë, Osnat, Dërduşhe, Strekaj dhe Mesmal. Këtë rrugë e përdorim të gjithë. Shumica e banorëve janë të moshuar që kanë nevojë për ilaçe dhe ushqime”, shkruan qytetari në denoncim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit