Banesa në Pukë rrethohet nga polica, RENEA niset urgjentisht nga Tirana

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.11.2025, 14:05

Aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në Pukë, pasi dyshohet se në një banesë të zonës është lokalizuar një person i shpallur në kërkim. Burime bëjnë të ditur se i kërkuari është subjekt i strukturave të antiterrorit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, nga Tirana drejt Pukës janë nisur forcat speciale RENEA, të cilat pritet të marrin pjesë në operacionin për neutralizimin e të dyshuarit. Krahas tyre, drejt vendngjarjes janë nisur edhe efektivë të antiterrorit nga Shkodra.

Autoritetet policore pritet të publikojnë një njoftim zyrtar, ku do të jepen detaje të tjera mbi situatën dhe masat e ndërmarra. Operacioni vijon në kushte të shtuara sigurie, ndërsa zona ku dyshohet se ndodhet i shumëkërkuari është rrethuar nga forcat e rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit