Pjesëtar i grupit të Elvis Lamit, Florin Domi mbillte pemë me Rakip Sulin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.11.2025, 13:36

Florin Domi, një nga të hetuarit si pjesë e grupit të Elvis Lamit, është liruar së fundmi nga Gjykata e Tiranës, e cila i zëvendësoi masën e arrestit me detyrim paraqitjeje dhe garanci pasurore prej 6 milion lekësh të vjetër. Domi, i njohur si administrator i një Bar-Kafe-Picerie në zonën e “Bulevardit Blu”, është përfshirë këtë vit edhe në aktivitete publike, përfshirë mbjelljen e 50 pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit së bashku me kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin aktivitet të cilin ky i fundit e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ndaj Domit vijon një hetim i nisur pas kallëzimit të biznesmenit Saimir Sina, i cili pretendon se ndaj tij është ushtruar presion financiar dhe i është kërkuar një shumë prej 500 mijë eurosh. Sipas Sinës, konflikti nisi pas mosmarrëveshjeve për qiranë e një ambienti biznesi, dhe më pas ai ka lidhur emrat e Florin Domit, Jeton Lamit, Elvis Lamit dhe Flogert Mezhikës me ngjarjen e shpërthimit me tritol të lokalit të tij, ndodhur disa muaj pas pretenduarit akt të gjobëvënies. Hetimi prokurorial aktualisht mbështetet kryesisht në dëshminë e Sinës, ndërsa personat e përmendur i mohojnë akuzat.

Nga të dyshuarit për këtë çështje, i vetmi që vijon të jetë ende në kërkim është Elvis Lami, ndërsa të tjerët janë marrë në pyetje ose janë lënë të lirë në pritje të vijimit të hetimeve. Prokuroria e Tiranës po përpunon të gjitha pistat e mundshme mbi konfliktin, ndërsa vendimet për masat e sigurisë ndaj të përfshirëve pritet të përcaktohen në varësi të provave që do të sigurohen në fazën hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit