I ulën 6 vite dënimin vrasësit, demonët e Apelit vrasin për herë të dytë Stiven Toshkëzin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.11.2025, 13:26

Mbrëmja e 19 prillit ishte tragjike për 19-vjeçarin Stiven Toshkëzi, i cili sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej drejt shtëpisë në shoqërinë e mikut të tij. Pranë Gjimnazit “Partizani”, dy të rinjtë Aksel Hoxha dhe Ensi Maze i zunë pritë. Një goditje pas shpine me hanxhar, brutale dhe fatale, i ndërpreu jetën në moshën më të njomë.

Në hetimet e para, u arrestua gjithashtu Arbër Murataj, i biri i kriminelit të njohur Admir Murataj, pasi dyshohej se kishte pasur rol në nxitjen e konfliktit që i parapriu ngjarjes. Konflikti mes palëve kishte nisur për një vajzë dhe, para vrasjes, Stiveni ishte plagosur lehtë nga Murataj. Po ashtu, lidhjet familjare mes Aksel Hoxhës dhe familjes Murataj e bënin çështjen edhe më të ndjeshme, por pavarsisht këtij fakti Murataj sot endet i lirë.

Fillimisht, gjykata dha një dënim prej 18 vite burg për autorin e krimit. Por më vonë ndodhi ajo që për publikun u duk si fyerje ndaj drejtësisë dhe ndaj kujtimit të një jete të humbur: Gjyqtarja Brikena Ukperaj uli dënimin nga 18 në vetëm 12 vite.

Ky vendim, i cili për familjen e Stivenit është “vrasja e dytë e djalit”, shtroi shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon drejtësia në Shqipëri. Vendimi i gjykatës dhe mënyra e trajtimit të provave kanë ngritur dyshime të forta publike për ndikime, rryshfete apo mangësi të thella në integritetin e procesit. Kështu familja Toshkëzi ka ndarë një mesazh me redaksinë tonë ku hedh dritë mbi korrupsionin që ka kapluar drejtësinë shqiptare.

Dhe sot pyetja që i drejtohet drejtpërdrejt gjyqtares është kjo, Po sikur Stiven Toshkëzi të ishte fëmija yt, a do e ulje dënimin e vrasësit?

Reagimi i plotë i familjes Toshkëzi:

Me date 18 Nentor 2025 gjyqtaret e korruptuar te GJykates se Apelit : BRIKENA UKPERAJ MARSELA PEPI DRITAN HASANI Ma vrane djalin per here te dyte duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nga 18 vjet heqje lirie per autorin, ne 12 vite burg.

Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj I njohur per grabitjen e famshme te Rinasit dhe Enzi Mazen babai I te cilit eshte emer I njohur ne gjykata e prokurori. Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor ne Gjykaten e Apelit, Gjykaten e Shkalles se pare, Gjykaten e Larte etj…. Me pak fjale I njeh mire gjykates e prokurore dhe po ndikon drejtperdrejt ne manipulimin e kesaj dosje.

Enzi Maze ishte bashkepunetor ne vrasje ate nate, por sot fal njohjeve te babait te tij, ai vazhdon studimet I qete ne Hollande. Pra me leket e krimit Gjyqtarja Ukperaj ka shitur ceshtjen duke u bere pale me krimininelet.

Por manipulimi I dosjes ka filluar qe ne Gjykaten e Shkalles se pare nga prokurori dallaveraxhi Albert Demirneli I cili ka bere nje dosje te turpshme , ku heq e ve detaje sipas qejfit, fsheh prova e ndryshon deshmite nga fleta ne flete, te cilat beheshin per te lehtesuar vrasesin . Ai arrin deri aty sa ne konkluzionet perfundimtare thote qe nxjerrja e mjetit preres[thike] eshte bere nga viktima e vepres penale dhe vrasja ka ndodhur aty per aty , pasi ky I fundit ka sulmuar te pandehurin Aksel Hoxhaj. Por autori I krimit e ka pohuar vet qe thiken e kishte me vete ate nate sepse do hapte kutite e kremrave meqenese babai I tij ka nje dyqan kozmetike. Eksperti I videove thekson qe Akseli sulmon I pari Stivin I shkon te dera e makines me thike, por Demirneli preferon te behet vet ekspert dhe genjen hapur ne konkluzionet e tij. Aksel Hoxha eshte kapur me thike ne xhep edhe ne moshen 17 vjecare nga nje operacion rutine I policise. Kete fakt prokurori u mundua ta fshihte si detaj pa vlere.

Nuk e di nese Gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg per vrasesin , nese viktima do ishte djali I saj I vetem. Vetem nene nuk quhet kjo kriminele me shkolle magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku me shikonte nga dritarja e gjykates teksa therrisja ‘’ Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtaret, te lumte dora Elvis Shkembi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit