RTK në grevë për pagat, nis edicionin e lajmeve me protestë brenda studios

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.11.2025, 12:36

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur sot edicionin e lajmeve me protestë brenda studios.

Ata po zhvillojnë një grevë dy-orëshe brenda dhe jashtë godinës, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë” dhe “Rrogën tonë e kërkojmë”. Ata theksuan se kjo formë e protestës është e domosdoshme, pasi zëri i tyre nuk është dëgjuar përmes kanaleve të zakonshme institucionale.

Sipas punëtorëve, paga për muajin nëntor ende nuk u është ekzekutuar, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Qeverisë së Kosovës që nga fillimi i muajit. Ata po ashtu kanë kontaktuar edhe institucione të tjera të vendit, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo zotim konkret për zgjidhje.

Greva ka filluar në orën 11:00 dhe pritet të përfundojë në orën 13:00, me paralajmërimin se do të vazhdohet deri në ekzekutimin e pagave. Kjo tregon një shembull për gazetarët shqiptarë të cilët nuk ngrihen në protestë kur iu shkelet e drejta e tyre nga punëdhësit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit