Fshati Vërvë i izoluar prej 4 ditësh, banorët pa ushqime dhe ilaçe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.11.2025, 12:28

Banorët e fshatit Vërvë në bashkinë Konispol prej 4 ditësh janë të izoluar për shkak të degradimit të plotë të rrugës kryesore, e cila ka dalë jashtë funksionit. Sipas banorëve, mungesa e aksesit ka krijuar situata të rënda, duke i lënë ata të pamundur të lëvizin për nevoja të përditshme apo urgjenca.

Ata shprehen se në rast të ndonjë problemi shëndetësor, nuk ekziston asnjë mundësi për të mbërritur në spital, çka rrezikon drejtpërdrejt jetën e tyre.

Gjendja është bërë edhe më alarmante pasi në fshat ka të moshuar që kanë mbetur pa ilaçe dhe familje që nuk kanë mundur të sigurojnë ushqimet bazë. Banorët thonë se janë të bllokuar që nga data 20 dhe se deri tani as bashkia e Ergest Dules dhe asnjë institucion përgjegjës nuk ka marrë masa për zgjidhjen e problemit. Ata apelojnë që situata të bëhet publike me shpresën se do të gjendet një ndërhyrje e menjëhershme.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Një problem shumë i madh po ndodh në fshatin Vërvë të bashkisë Konispol. E gjithë rruga ka dalë jashtë funksionit dhe jemi të bllokuar. Prej 4 ditësh jemi të izoluar dhe nuk kemi mundësi të lëvizim për asnjë hall apo problem. Larg qoftë nëse ndodh ndonjë emergjencë shëndetësore, nuk ka rrugë që të shkojmë në spital! Jemi në një hall shumë të madh: ka të moshuar që nuk kanë ilaçe dhe familje që nuk kanë bukë. Jemi të bllokuar që nga data 20 dhe askush nuk ka marrë masa. Ju lutem nëse publikohet, ndoshta merr zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit