Qindra fëmijë të rrëmbyer në shkollën katolike në Nigeri, 50 prej tyre arratisen, policia vijon kërkimet

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24.11.2025, 11:20

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin drejt fundit të javës. Qindra fëmijë u rrëmbyen gjatë natës në Shkollën St Mary në Papiri, në shtetin Niger, në një incident që ka rivendosur frikën dhe shqetësimin për sigurinë e shkollave kristiane në rajon.

Ndërkohë, 50 prej 315 fëmijëve të rrëmbyer janë arratisur dhe janë ribashkuar me familjet e tyre, njofton Shoqata e Krishterë e Nigerisë. Megjithatë, 265 fëmijë të tjerë dhe 12 mësues mbeten pengje në duart e rrëmbyesve, ndërsa autoritetet dhe forcat e sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi për të gjetur vrarjet e mbetura.

Incidenti është shënuar si një ndër më të mëdhenjtë në historinë e vendit, duke tejkaluar edhe rrëmbimin e famshëm të Chibokut në vitin 2014. Në përgjigje të kësaj ngjarjeje, autoritetet në disa shtete, përfshirë Niger, Kebbi, Katsina, Yobe dhe Kwara, urdhëruan mbylljen e menjëhershme të shkollave dhe po intensifikojnë kërkimet në terren.

Presidenti Bola Tinubu ka pasur një reagim të fortë, duke urdhëruar rekrutimin e 30,000 policëve të rinj dhe rishqyrjen e rolit të policisë, veçanërisht në zonat e rrezikuara, për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura.

Prindërit dhe familjarët janë në një gjendje ankthi të madh. Disa prej tyre thanë për BBC-në se fëmijët e tyre u morën papritur gjatë natës dhe tashmë dëshirojnë vetëm t’i shohin sërish në shtëpi. Policia vijon punën intensive për vendndodhjen e pengjeve dhe sigurojnë se po punojnë për të përcaktuar fatin e të gjithëve të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit