Nga Korça në Pogradec: Përmbytjet prekin dhjetëra familje ndërsa monitorimi i lumenjve vijon

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24.11.2025, 10:44

Qarku i Korçës është goditur rëndë këtë javë nga reshjet e dendura të shiut, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Ndërhyrjet janë në vazhdimësi në të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve të prekura.

Bashkia Korçë:

Në Voskopojë, po punësohet për pastrimin e rrugës drejt varrezave, ndërsa në fshatin Çiflig janë duke u pastruar tombinot për të përmirësuar qarkullimin e ujërave. Po ashtu, vijon puna për riparimin e argjinaturave të dëmtuara dhe hapjen e rrugëve në zonën rurale.

Bashkia Kolonjë:

Është ndërhyrë për devijimin e lumit në afërsi të Urës së Qinamit për të shmangur dëmet strukturore. Në fshatin Starje dhe lagjen Kaskollare, punimet po ndihmojnë në largimin e ujërave, ndërsa në Prodan po ndërtohet shtrati i lumit për të kontrolluar rrjedhjet.

Bashkia Maliq:

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe subjekte private, po punohet për të rregulluar argjinaturat e dëmtuara në lumenjtë Dunavec dhe Devoll.

Bashkia Devoll:

Në fshatin Progër dhe Njësinë Administrative Hoçisht, ndërhyrjet po përqendrohen në riparimin e mbrojtjeve lumore dhe ndreqjen e rrugëve të dëmtuara nga erozioni.

Bashkia Pogradec:

Komisionet e verifikimit kanë evidentuar dëme në 62 familje, të cilat po marrin ndihma ushqimore. Problemet e mëdha në lumenjtë e Verdovës dhe të Rëmenjit po trajtohen duke menaxhuar rrjedhjet dhe duke riparuar infrastrukturën rrugore të dëmtuar.

Situata e Energjisë dhe Infrastrukturës:

Në zonën e Korçës, energjia furnizohet normalisht për objektet e rëndësisë së veçantë, megjithëse ka ndërprerje lokale për 11 abonentë në zonën Kurtesh. Krahas kësaj, punimet për pastrimin e inerteve në aksin Qafë Plloçë – Qukës po kryhen me sukses, duke garantuar lëvizjen normale të mjeteve.

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës janë në punë të vazhdueshme për të siguruar që situata të mbahet nën kontroll dhe komunitetet të ndihen të sigurt. puntorët lokalë po vazhdojnë përpjekjet për të riparuar dhe rregulluar infrastrukturën e dëmtuar në të gjitha zonat e goditura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit