Tritoli te “Perla e Detit”, zbardhen bisedat: 500 mijë € ose s’do e gëzosh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.11.2025, 09:53

Burime pranë hetimit kanë zbuluar detaje të reja lidhur me vendosjen e tritolit në një lokal në zonën e Kamzës, ngjarje për të cilën janë arrestuar Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Sipas të njëjtave burime, disa ditë para shpërthimit, Florin Domi i cili zotëron një biznes pranë lokalit ka thirrur pronarin Saimir Sina, duke i thënë se e kërkonte Jeton Lami.

Gjatë takimit, Lami dyshohet t’i ketë kërkuar Sinës 500 mijë euro, me pretendimin “pse na kundërshton”, ndërsa ky i fundit ka mohuar se i njihte personat në fjalë. Pas refuzimit të Sinës për të paguar shumën e kërkuar, ai është larguar drejt Italisë ku jeton prej vitesh, ndërsa presioni ndaj familjarëve të tij dyshohet se ka vijuar.

Sipas burimeve, Flogert Mzhika ka takuar dy kunetërit që kishin marrë me qira biznesin e Sinës, duke u thënë se “nuk do ta gëzonin dot” lokalin, çka dyshohet se lidhet me përpjekje për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar të paguanin. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe rolin e një personi të paidentifikuar deri tani, i cili dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës plasëse.

Ai mendohet të jetë anëtar i së njëjtës grupues kriminal dhe sipas burimeve, mund të jetë i njëjti individ i përfshirë në vendosjen e tritolit në banesën e Xhelal Mziut dhe në disa raste të tjera të ngjashme. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij vijojnë intensivisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit