RTK nis sot grevën e përgjithshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2025, 08:44

Sot në Radiotelevizionin e Kosovës do të nisë greva e përgjithshme për shkak të pagave.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor.

Greva, sipas sindikatës, vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka njoftuar të gjithë punëtorët se duke filluar nga e nesër, do të organizohet grevë njëorëshe, para ndërtesës së Radio Kosovës.

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kërkon sërish nga organet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që punëtorëve t’u garantohen të drejtat e tyre ligjore dhe institucioni të vazhdojë punën pa pengesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit