Një 40-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Jata, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institut-it në Tiranë, ku dyshohet se është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, Jata ka marrë ndihmën e parë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij është raportuar si e stabilizuar. Ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota që çuan në ngjarjen e mbrëmjes.
Forcat policore dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku po vijojnë punën për të mbledhur prova, identifikuar autorin dhe zbardhur dinamiken e saktë të të shtënave. Hetimet janë në zhvillim.