Një banor i fshatit Buzëmadhe në Kukës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar situatën e rënduar që ka sjellë bora e dendur në zonë. Sipas tij, reshjet intensive kanë arritur deri në 20 cm, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur.
Banori thotë se rrugët janë bërë të pakalueshme dhe se kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë ose mjete 4×4, ndërsa terreni malor e vështirëson edhe më shumë lëvizjen.
Ai shton se deri tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga borepastrueset, gjë që ka lënë banorët e zonës të izoluar nga moti i keq.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Trashësia e borës në fshatin Buzëmadhe Kukës arrin deri në 20 cm. Përdorimi i zinxhirëve ose makina 4×4. Është pothuajse e pakalueshme për shkak të terrenit malor. Nuk ka ardhur borëpastruese.”