E trishtë në Korçë! Ndërron jetë mësuesja, sëmundja e rëndë e mposhti në moshë të re

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2025, 22:44

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Korçës, ku ka ndërruar jetë në moshë shumë të re mësuesja Fjoralba Dule, e cila prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht forcës, shpresës dhe përkushtimit që e karakterizonte, Fjoralba nuk mundi ta fitonte këtë betejë të padrejtë. Largimi i saj ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe te nxënësit që e vlerësonin për dritën, mirësinë dhe pasionin që sillte çdo ditë në klasë.

Edhe pse jeta iu ndërpre në kulmin e saj, kujtimi i Fjoralbës do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta donin.

Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të Korçës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit