Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen skandaloze të rrugës nacionale Burrel–Rrëshen, konkretisht në fshatin Zenisht të Matit, ku siç shihet edhe në videon e dërguar, aksi është bërë pothuajse i pakalueshëm.
Sipas denoncuesit, kjo rrugë është lënë në harresë prej më shumë se një dekade, ndonëse u ndërtua vetëm për t’u dëmtuar brenda 1 viti, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.
Ai thotë se situata ka sjellë izolim total për mbi 15 fshatra, qindra banorë dhe shumë biznese, të cilat janë detyruar të mbyllen ose janë larguar nga zona.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ! Kjo është rruga nacionale Burrel–Rrëshen dhe këtu jemi në fshatin Zenisht të Matit. Siç duket nga pamjet, është në gjendje katastrofike! Një rrugë e lënë në harresë prej më shumë se 1 dekade, e cila u ndërtua dhe nga cilësia e dobët u prish brenda 1 viti. Kjo rrugë ka sjellë izolimin dhe vështirësinë e mbi 15 fshatrave e qindra banorëve, duke e bërë të pakalueshme, gjithashtu dhe mbylljen e shumë bizneseve dhe largimin e shumë banorëve. Ky është një rast urgjent që banorët e këtyre zonave e hasin çdo ditë. Faleminderit!”