Kujdes në Kashar, një gropë po çan gomat e makinave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.11.2025, 19:31

Një ditë më parë raportuam për të njëjtin problem, por duket se institucioneve nuk u bën aspak përshtypje pasi janë të zëna duke “thurur” tendera për rrugë që shemben pa i bërë ende tre muaj nga hapja, njëjtë si ajo e sotmja në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Problemi lidhet me një gropë të madhe që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të urës së re që të lidh me rrugën Kashar-Thumanë.

Ditën e djeshme disa drejtues automjetesh rrezikuan përplasjen, pasi gropa u çau gomat e makinave dhe i detyroi të qëndronin në rresht njëri pas tjetrit në anë të rrugës. Ata e ngritën zërin nëpërmjet redaksisë sonë, duke kërkuar reagim institucional.

Mirëpo situata nuk ndryshoi fare! Sot i njëjti problem u përsërit. Shoferë të tjerë çanë gomat e makinave të tyre teksa ishin duke udhëtuar në të njëjtin vend. Pamjet tregojnë disa automjete që kanë ndaluar në anë të rrugës me bllokazh të ndezur.

Njëri prej të pranishmëve na shkruan: “Përshëndetje JOQ! Një tek gropë në rrugën Tiranë-Durrës ka çarë gomat e gjithë atyre makinave përfshirë dhe timen. Thjeshtë turp. Ndodhet të ura e re Kashar-Thumanë.

Apeli shkon përsëri për shoferët, që të tregojnë sa më shumë kujdes në këtë zonë, pasi për sa kohë institucionet nuk reagojnë, jeta e gjithsecilit është në rrezik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit