Roma me hap kampioni, mposht Cremonesen dhe merr kreun e Serie A

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.11.2025, 17:56

Serie A ka mbërritur në javën e 12-të, dhe këtë të dielë Roma ka marrë një fitore me shumë peshë në transfertë, duke mposhtur Cremonesen 1–3. Formacioni i Gasperinit duket se këtë sezon po ecën me një ritëm krejt tjetër dhe tashmë shfaqet si pretendent serioz për të rikthyer titullin në kryeqytet, pas 25 vitesh pritjeje.

Ndeshja u hap që në minutën e 17-të, kur kombinimi mes Kone dhe Soule u finalizua mjeshtërisht nga ky i fundit, i cili e dërgoi topin në rrjetë përballë portierit Audero. Pas pushimit, Cremonese tentoi të marrë kontrollin e lojës, por pa gjetur golin.

Në minutën e 62-të, trajneri Gasperini u ndëshkua me karton të kuq për protesta, duke u detyruar ta vazhdonte ndeshjen nga tribuna. Por Roma reagoi menjëherë: vetëm dy minuta pas këtij episodi, Ferguson, sapo futur në fushë, dyfishoi rezultatin. Ndërkohë, në minutën e 69-të, Wesley i vuri vulën fitores me golin e tretë.

Në fund, Folino shënoi golin e nderit për vendasit, duke fiksuar rezultatin final 1–3.

Me 27 pikë në 12 javë, Roma kryeson aktualisht tabelën, ndërsa vëmendja tani zhvendoset te supersfida Inter – Milan e orës 20:45, ku një fitore e zikaltërve mund ta zbresë ekipin verdhekuq nga maja e klasifikimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit