Gjermania synon të bëhet fuqia me e madhe ushtarake në Europë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2025, 18:04

Gjermania ka paraqitur një projektligj të ri që synon të forcojë ndjeshëm ushtrinë, mes frikës nga Rusia dhe ndryshimit të politikës amerikane ndaj Europës. Qeveria synon që deri në vitin 2035, forcat e armatosura të shkojnë në 260 mijë ushtarë aktivë (nga rreth 180 mijë sot) dhe 200 mijë rezervistë.

Fillimisht do të ngrihet regjistrimi vullnetar, me paga më të larta, 2600 euro në muaj për rekrutët e rinj. Por nëse nuk arrihen kuotat, qeveria do të ketë mundësi të kalojë në thirrje të detyrueshme.

Që nga viti i ardhshëm, të gjithë 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor për shërbimin ushtarak. Për meshkujt, ky pyetësor është i detyrueshëm, ndërsa nga 2027 do të ketë edhe kontrolle mjekësore të detyrueshme.

Nisma vjen teksa NATO paralajmëron se Rusia mund të kërcënojë një shtet aleat deri në vitin 2029. Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se sa më e fortë të jetë ushtria, aq më pak gjasa ka që Gjermania të përfshihet në konflikt.

Megjithatë, rikthimi i rekrutimit ka ndezur debate të forta. Sondazhet tregojnë kundërshtim të madh nga e majta, dhe shumë të rinj shprehen se nuk duan të detyrohen të shërbejnë. Numri i kërkesave për statusin e “objektorit të ndërgjegjes” është rritur ndjeshëm këtë vit.

Gjermania e pezulloi shërbimin e detyrueshëm në 2011, pas dekadash nënfinancimi të ushtrisë. Por pas pushtimit rus të Ukrainës, Berlini ka ndryshuar filozofi, duke premtuar investime të mëdha dhe duke synuar të bëhet “ushtria më e fortë konvencionale në Europë”.

Projektligji pritet të votohet deri në fund të vitit dhe, nëse kalon, hyn në fuqi më 1 janar 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit