“Rruga e gropës” në Astir problem për shoferët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.11.2025, 16:13

Prej tre vitesh, banorët e Astirit, përballen çdo ditë me një problem serioz në rrugë, një gropë e madhe që dëmton makinat dhe rrezikon sigurinë e drejtuesve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, situata mbetet e pandryshuar, duke i lënë qytetarët të ndihen të braktisur nga institucionet.

Sipas banorëve, gropa është bërë shkak për dëmtime të shumta në automjete, vonesa në qarkullim dhe situata të rrezikshme, sidomos gjatë natës apo kushteve të vështira atmosferike. Ata shprehen se kanë njoftuar disa herë bashkinë e Tiranës me kryetare Anuela Ristanin, por deri më sot nuk ka asnjë reagim ose plan konkret për rregullimin e saj.

Kjo situatë ka shtuar pakënaqësinë dhe nervozizmin e komunitetit, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga organet përgjegjëse. Banorët apelojnë që shteti të marrë masa urgjente për riparimin e rrugës, në mënyrë që të garantohet siguria dhe cilësia e jetës për të gjithë përdoruesit e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit